Berisha kërcënon Ramën: Mos kujto se me zhdukjen e Ervis Martinajt i ke mbyllur hesapet e Olsit!
Akoma nuk quhet e mbyllur çështja e Ervis Martinaj. Kryeministri Rama ka kërkuar që Policia e Shtetit të sqarojë nëse është vrarë apo është zhdukur për tu fshehur Ervis Martinaj, “mbreti i lojërave të fatit”.
Por kryetari i PD Sali Berisha, në një takim në qytetin e Përrenjasit, ka folur edhe në lidhje me Ervis Martinaj, personazh i cili prej kohësh rezulton i zhdukur.
Berisha tha se kryeministri Rama kërkoi sqarimin e çështjes së Martinaj, kur tashmë ka kaluar një muaj që nga zhdukja e tij.
Kreu i PD shtoi se pas Ervis Martinaj, me lojërat e fatit qëndron në hije, vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.
“Tre ditë më parë, pasi hoqi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë sepse ai ra në një aferë të madhe të vëllait të Ramës me ata call centerat, që po hetohet në botë.
Që të shkarkosh një njeri pa dhënë një motiv, kjo tregon se ti nuk respekton ligjin. Pastaj i mbyllte në fund duke i pyetur, pas 1 muaji që është zhdukur, të më gjendet, sqarohet çështja e Vis Martinit.
Çdo shqiptar e di, që ai ishte biznesmeni në kërkim apo legal/ilegal i lojërave të fatit. Olsi Rama ishte biznesmeni në hije. E dinë të gjithë se kush i lozte bastet, këta të dy ishin. Tani zhduket njeri, hesht një muaj dhe mendon se njerëzit nuk e dinë se i vëllai i tij ishte një njeri që merrej me bastet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani dhe mendon se në këtë mënyrë i lau duart me zhdukjen e një njeriu”, tha Berisha.
Ervis Martinaj trazon edhe me mungesën e tij politikën, krimin dhe policinë.