Berisha kërkon heqjen e non grata-s, avokat Ngjela: E ka shumë të rëndë, nuk ka shans!

”Non grata-n e Sali Berishës e çliron një Gjykatë Federale në Amerikë dhe jo një president”,-kështu thotë avokati Spartak Ngjela, pas deklaratave të kreut demokrat se do të bëjë të gjitha përpjekjet për heqjen e non gratës sapo të inaugurohet Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas avokatit Ngjela procedura për shpalljen non grata të kreut të PD-së, nisi që në administratën e parë të Trump. Ngjela theksoi se kjo është një çështje e Kongresit Amerikan dhe nëse është provuar veprimtaria antiamerikane e Berishës, vetëm një gjykatë federale mund ta rrëzojë atë.

”Ç’punë ka presidenti! Ai nuk e ka kaluar në proces gjyqësor. Ka një afat dhe e hedh në një gjykatë federale në Amerikë. Pse nuk e hodhi ky në gjykatë federale? Se ndjehej i fajshëm. Të shohim çdo të bëjë Trump, ky do t’i thotë të çojë në Gjykatë, por ky ka humbur afatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ti qëndrojmë historisë; dokumentacioni kundër Saliut si antiamerikan dhe demokracisë amerikane e ka mbledhur Trump por non gratën ia dha presidenti që erdhi pas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur Trump ishte president, Saliut i filloi mbledhja e dokumentacionit. Nuk është kaq e thjeshtë e ka shumë të rëndë Saliu, siç më ka thënë diplomacia e lartë amerikane. E vetmja rrugë e tij ishte në gjykatë. Pse nuk vajti në gjykatë?”, tha Ngjela në A2 CNN.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?