Berisha: Këshilltarët bashkiakë të Dibrës, të majtë dhe të djathtë, kundër hidrocentralit të Skavicës

ANËTARËT E KËSHILLIT BASHKIAK DIBËR KUNDËRSHTOJNË PROJEKTIN E SKAVICËS.

DREJTUESIT E BASHKISË DHE KËSHILLIT BASHKIAK DIBËR, SHKELIN LIGJIN DHE INJOROJNË KËRKESAT E KËSHILLTARËVE TË ZGJEDHUR

ANËTARËT E KËSHILLIT BASHKIAK DIBËR DALIN NË MBROJTJE TË INTERESAVE TË DIBRËS, PO NËNSHKRUAJNË REZOLUTËN KUNDËR PËMBYTJES SË DIBRËS

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Sali Berisha

Swiss Digital Mobile Reklama

Te nderuar miq!

Është rasti të shprehim këtu vlerësimin tonë për përpjekjet, hapat e ndjekur dhe qendrimin e mbajtur sot me datë 3 Maj 2024 nga një numër i konsiderueshëm i Anëtarëve të Këshillit Bashkiak, Bashkia Dibër.

14 anëtarë të Këshillit Bashkiak, Bashkia Dibër, në përmbushje të misionit dhe detyrimeve të tyre si Anëtarë të Këshillit Bashkiak, duke tejkaluar edhe bindjet apo përkatësitë e tyre politike, dëgjuan zërin dhe shqetësimin e shumicës së qytetarëve dibran dhe kuptuan rrezikun serioz që po i kanoset Dibrës tonë nga projekti përmbytës i Skavicës, dhe para 10 ditësh nënshkruan kërkesën për mbledhje të posaçme dhe kërkesë për bërje transparencë dhe llogaridhënie (për Skavicën) nga Kryetari i Bashkisë z. Rahim Spahiu dhe Kryetarja e Këshillit Bashkiak Dibër zj. Irini Shehu. ( shih kerkesen me neshkrimebashkelidhur).

Kjo kërkesë zyrtare dhe mjaft serioze si në formulim dhe në bazën ligjore mbështetëse, me 14 nënshkrime të këshilltarëve përtej një spektri politik, e depozituar në afat në protokollin e bashkisë ( shih dok. bashkelidhur), ku bashkëlidhur kërkesës është depozituar po ashtu edhe “Memo” shoqëruese me argumentat teknike në mbështetje të saj ( shih po ashtu bashkëlidhur këtë “Memo”).

Por çuditërisht kjo kërkesë gjeti një heshtje, anashkalim dhe injorim të saj si nga nga Kryetari i Bashkisë z. Rahim Spahiu dhe Kryetarja e Këshillit Bashkiak Dibër zj. Irini Shehu.

Përtej kesaj, kur këshilltarët nënshkrues të kësaj kërkese prisnin thirrjen e mbledhjes së kërkuar, drejtuesit e bashkisë dhe këshillit bashkiak, vijuan axhendën e tyre personale, thërriten mbledhjen e tyre me axhendën rutinë të mbledhjeve në Këshillin Bashkiak…!!!

Por kjo “lojë” e tyre tashmë me fatet e Dibrës, nuk mund të pranohej  jo vetëm nga këshilltarët nënshkrues të kërkesës, por as nga disa përfaqësues të PS në Këshillin Bashkiak ( respekt dhe vlerësim për këtë qendrim individual), që në shenjë proteste dhe revolte, por edhe për mos respektim të statusit të tyre dhe të detyrimeve ligjore për thirrjen e kësaj mbledhje të kërkuar posaçërsisht, këshilltarët në shumicë, braktisën këtë mbledhje në prani të medias.

Këshilltarët nënshkrues nëpërmjet këshilltares Alketa Agolli, (dhe me pas edhe 2-3 qendrime individuale), deklaruan gjithashtu se përveç sa me sipër, mos përmbushjen e detyrimeve ligjore për thirrjen e mbledhjes së kërkuar të Këshillit Bashkiak do e referojnë në organet ligjore si mospërmbushje dhe shpërdorim detyre, si dhe deklaruan gjithashtu se në këto rrethana, qendrimin e tyre për Skavicën do e shprehin nëpërmjet një Rezolute të cilën do e nënshkruajnë në mënyrë individuale ( shih deklaraten ne videon bashkelidhur).

Pas kësaj, pra pas braktisjes së kesaj mbledhje, duke mbetur në minorancë dhe pa kuorumin e kërkuar nga ligji, mbledhja rutinë e këtij Keshilli nuk mundi të vazhdoje, ndaj u shpernda ( pavarësisht se kryetarja e keshillit bashkiak Irini Shehu, e mbetur në minorancë, vijoi monologun me justifikime qesharake dhe spekulative, aspak të bazuara nga sa sqaruam më sipër). ( mund te shihni linkun në Facebook Keshilli Bashkiak Diber).

Perveç sa më sipër, vlerësojmë gjithashtu dhe shprehim mirënjohjen tonë për ekspertizën e ofruar në mbështetje të kesaj kërkese të Anëtarëve të Këshillit Bashkiak edhe nga shoqata “ Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës”, personalisht nga eksperte Zj. Farzileta Gjika.

Respekt dhe mirënjohje për qendrimet dhe veprimet e këshilltarëve të Këshillit Bashkiak Dibër në mbrojtje të interesave të Dibrës, kundër Skavicës!

Dibra nuk do ua harrojë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?