Berisha: Kokëdhima dhe Balla 7 mijë euro për çdo emërim
Nga Sali Berisha.
Mediat online dhe mjerisht asnjera nga mediat e shkruara, botojne sot nje dokument trondites, ne te cilin faktojne se vetem ne nje liste qe ato kane siguruar, dy deputet me te perfolur per korrupsion te PS sivllau Kokedhima dhe Taulant Balla kane emeruar si njerez te tyre mbi 90 vete. Burime te besueshme njoftojne se lista e botuar eshte e pjeseshme pasi lista te tjera shume me te gjera ekzistojne ne tatime dhe dogana me emerimet e ketyre dy deputetve. Rama ka marre pushtetin e ministrit te financave dhe ka deleguar firmen e tij ne emrimet ne dogana dhe tatime tek keta dy lejtnant te tij sepse ndajne me "ndershmeri " me Ramen profitin e biznesit tyre te ndyre.
Keta korruptor, sipas disa te emeruarve te tyre marrin nje ryshfet te majme pre 7 mije eurosh per cdo person. Pervec ketyre, keta agjente tarimore te emeruar fund e krye mbi baza korruptive perdoren si seksere dhe gjobevenes ndaj bizneseve te ndryshme per llogari te padronve te tyre.
Koco Kokedhima me klanin e tij ka vjedhur vetem ne nafte mbi 100 milione dollare. Ai ben sekserin dhe ndermjetesin per Ramen ne aferat e medha korruptive.
Kurse Balla eshte skllav i Rames per shkak te dosjes se tij, i njohur si anetar i klaneve te droges (heroines) Qosja dhe Hoxha te Librazhdit, per mbulimin e te cileve ka perdorur makinen e deputetit dhe pashaporten diplomatike, eshte akuzuar si perdhunues nga nje e semure me AIDS, por dhe i ndaluar ne kufijte e nje shteti fqinj, sipas nje burimi diplomatik, per trafik prostitucioni. Thuhet gjithashtu se ka hektare te tere kanabisi ne thellesite e Xhyres.
Te dashur qytetare, ne keto emerime korruptive qendron mekanizmi i vjedhjeve te me shume se 300 milion eurove ne dogana dhe tatime nga Rama dhe klanet e tij te kontrabandes dhe korrupsionit!
KOHA JONË SONDAZH

