Berisha, kritika për kodin e ri: Burg për parkimin dysh, ky është kodi i përçudnive të mëdha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka folur për draftin i Kodit të ri Penal, i cili do të hidhet për diskutim publik.

“Pa asnjë debat paraprak të gjerë, paraqesin këtu arkitekturën e plotë të kodit penal të diktaturës komuniste në raport me lirinë e fjalën dhe dënimin, trajtimin e qytetarëve.
Sot me këtë kod, qytetari shqiptar dënohet me burg për një parkim të gabuar.
Me këtë kod, qytetari shqiptar burgoset për një kundërshtim që i bën një polici pijanec apo të droguar.
Sot qytetari shqiptar dënohet me dhjetëra vite në qoftë se i ka marrë ndërmarrjes 1 milion lekë. Ndërkohë që zyrtari i lartë duhet të vjedhë qindra milionë që të marrë dënimin që meriton.
Ky është kodi i përçudnive të mëdha.
Por nuk janë vetëm këto.
Pra, është kodi që vrasësit serialë i nxjerr nga dënimi i përjetshëm dhe u jep një shans të dytë, në një kohë kur në të gjitha ligjet, dhe sot në ligjet e vendeve demokratike të botës, ata marrin dënimin me vdekje.
Dhe në qoftë se pyeten qytetarët sot, janë të gatshëm të votojnë për rivendosjen e dënimit me vdekje.
Por meqenëse ka ndodhur që këta janë enturazhi i Edi Ramës, dhe qeveritarëve të tjerë, atëherë duhet të bëjmë ligjin që këtyre t’u japim një shans të dytë.
Ti jepet shans i dytë atij që ka vrarë në gjumë tjetrin.
Dhe ajo që është vrarë në gjumë, apo ai që është vrarë në gjumë, është i 10-ti apo i 12-ti që kanë vrarë.
Për këta, Ulsiu dhe Edi Rama na dalin si të civilizuar para qytetarëve që po bëjmë një kod.
Kodi është kryekëput infrastrukturë ligjore e narkoshtetit të instaluar”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?