Berisha kundër rritjes së pagave të gjyqësorit: Doni të blini Gjykatën Kushtetuese!

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh nga foltorja e Kuvendit kundër rritjes së pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa theksoi se nisma për rritjen e pensioneve për pensionistët është qesharake.

Ju votuat këtu rritjen e rrogave të deputetëve me 3.8 mln lekë. Ju autorizuat deputetin që të marrë aq saç marrin në muaj 38 pensionistë. Në një akt ekstrem cinizmi dhe korrupsioni për të blerë gjykatën Kushtetuese, që sot sillet ndaj të drejtës kushtetuese si një organ që shkelmon atë aq saç është shkelmuar në atë gjykatë në 30 vite të marra së bashku. Në një akt absurd, në një akt të hapur korruptiv, kërkoni të rrisni rrogat e tyre 7-8 mln. Unë po ju rikujtoj këtu se gjykatësi më i fuqishëm i botës, që është gjykatësi i Gjykatës Supreme të SHBA-ve, që ka në spektrin e saj çështjen kushtetuese, kreu i saj ka një rrogë vjetore 290 mijë dollarë. Presidenti i SHBA ka një rrogë vjetore 400 mijë dollarë. Ju përcaktoni një rrogë për të blerë një tufë gjykatësish pothuajse dyfishi i rrogës së Presidentit të Republikës. Ju tregoni se nuk njihni hierarki shtetërore, por vetëm pazare me mafien.

Si mund të jeni ju dakord kur flisni për pensionistët, kur i jepni një gjykatësi aq sa do të marrin 80 pensionistë në muaj. Çfarë është ky akt? Pse kaloni në këtë akt në paturpësi ekstreme. Pazari dhe vetëm pazari është qëllimi juaj dhe i Ramës. Ju jeni vetëm figura të tij”, tha Berisha.

SHKARKO APP