Berisha: Ky ministri që iku në Brazil dhe shkoi në bordello burrash, as nuk e përgënjeshtroi
“Ky ministri që iku në Brazil dhe shkoi në bordello burrash, as nuk përgënjeshtroi këtë,” tha sot në Kuvend, ish-Kryeministri Sali Berisha duke iu drejtuar një ministri të qeverisë pa emër.
Në vazhdën e denoncimit të skandaleve qeveritare, Berisha solli edhe këtë fakt që pak muaj më parë përfshiu mediat ndërkombëtare dhe ato vendase.
“Po për cilin ministër është thënë kjo? – pyeti ai dhe iu përgjigj një pyetjeje nga salla: – Jua tha bota këtë! Po s’e hodhët në gjyq ju! Pse nuk dolët ta hidhnin në gjyq autorin?! Çdo njeri kudo që ndodh ka të drejtë të hapë gjyqe. Edhe në Brazil ka një sistem gjyqësor…Mos e merrni ashtu. Kanë kryqëzuar presidentin ata!” i kujtoi Berisha, mazhorancës.
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur sërish kundër ligjit të mbetjeve, pasi sipas tij importi i tyre në vendin tonë do të rrezikonte shëndetin e qytetarëve. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka akuzuar qeverinë dhe kreun e saj për skandale të panumërta në kurriz të shqiptarëve, që nga marrëveshja me mafian për çështjen e plehrave, siç e quaj ati, e deri te mbushja e xhepave me checkup-in.
“I bëj apel qytetarëve të mbrojmë shëndetin dhe jetën tonë. Të mos pranojnë që kjo qeveri për lidhjet e saj të dokumentuara mafioze, të cilat i paraqita me dokumente para një jave me mafien italiane, të shndërroje Shqipërinë në megapellgun e mbetjeve. Është një rrezik që kërcënon në mënyrë thelbësore jetën e shqiptarëve. Marrëveshja e importit të plehrave, futja në kompaninë e pastrimit të Tiranës të kompanive të Ndragetës janë vetëm disa aspekte, ndërsa disa marrëveshje të tjera zbatohen në mënyrë sekrete si në shpellat mafioze në këtë qeveri.
Sot duhet të ishte në Parlament ligji për katastrofën e Korçës, Maliqit, Kolonjën. Ligji që e shndërroi zonën më të pasur të Shqipërisë, në pellgun më të ndotur të Ballkanit dhe Europës. Ky është peshqeshi që Peleshi i bën Korçës, me kryemafiozin Don Edvinin. Po ka mendje të sëmurë që mund t’i lejojë vetes një vendim të tillë. Ky e keni ligjin e kalimit nga fondi bujqësor dhe fond të përdorimit për TEC për hektarët e tokës në Maliq. A keni ju ndjenja njerëzore apo jo? O të babëzitur që mendoni vetëm për xhepat tuaj. Po si mund të veproni pas shpine? Këtë as diktatori nuk e bënte. Ju jeni të mbërthyer kokë e këmbë nga mafia e plehrave. Ju jeni mafia e plehrave. Kufi nuk njihni për të vjedhur këtë vend”, tha Berisha.
Sipas Berishës, “në listat e ekzaminimeve janë përfshirë rreth 90 mijë personave që kanë ndërruar jetë, të cilët janë regjistruar sikur e kanë bërë kontrollin”.
“Rama, Beqaj dhe koncensionari i Vilma Nushit nuk ngopen, ata po përçudnojnë edhe të vdekurit. Për të mbushur listat, për të mashtruar shqiptarët dhe për të shtuar fondet për kumbarin Rama dhe ndrikullën Nushi janë futur në lista emrat e personave që kanë vdekur prej vitesh”, u shpreh Berisha.
Ai kërkoi të mbahet përgjegjësi për këtë skandal.
“Tolerancë zero do ketë nga opozita nëse guxoni të mendoni të fshihni të dhënat, kaq ju them, provojeni se na ka nxjerrë perversi që i futën kallëpin te kryeministria dhe thotë janë të dhëna personale, të vjedhin për të dhëna personale, i them kuvendit ta garantojë funksionimin normal, përndryshe do marrim qëndrimet e merituara”, tha ish-kryeministri Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

