Berisha mbyll fushatën në Korçë: Rama erdhi këtu si pazarxhi, donte të blinte Ilir Vrenozin! Vendi po braktiset

Së bashku me aleatët e ADSHM, Sali Berisha shoqërohej nga kandidatët për deputetë dhe strukturat në mbylljen e fushatës që po mban në Korçë. Një nga detajet e këtij mitingu ishte prania sërish e personazhit viral të rrjeteve sociale të PD-së, Ilir Vrenozi, i cili u urua nga moderatorja e tubimit për datëlindjen e tij.

Në këto momente ishte Vrenozi që i shkoi Berishës sikur ta kishte ky i fundit ditëlindjen, duke i puthur dorën kreut të PD-së. Nga ana e tij, Berisha ndërsa akuzoi Ramën se përpiqet të blejë demokratët, duke iu referuar Ilir Vrenozit, për të cilin tha se ka karakter, duke i uruar datëlindjen publikisht.

”Erdhi në Korçë si pazarexhi bashkë me Nikon e tij e mendonte se do të mund ta blinte secilin prej jush. Tentoi të blinte me fushatën e tij një njeri me integritet si Ilir Vrenozi, që unë i uroj edhe 100 vite të tjera”, tha Berisha duke ngritur lart figurën e mbështetësit personal të tij që e ka kthyer edhe në faktor politik si figurë qendrore e fushatës së PD në këtë qark.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?