Berisha me ironi: Ministret e Ramës sillen si badigardet e Gaddafit
Kryetari i PD, Sali Berisha ironizoi anëtaret gra të kabinetit qeveritar kur tha sillen si badigardet e ish-udhëheqësit të Libisë, Muammar Gaddaf të cilat i thurnin lavde udhëheqësit.
Gjatë fjalës së tij në konferencën “Global She: Voices of Power, Unity, and Change”, Berisha tha se ministret nuk kanë bërë asgjë në mbështetje të grave përgjatë 12 viteve të qeverisjes prej Edi Ramës.
“U bë e famshme ajo që u thashë se ju silleni si badigardet e Gadafit, të cilat i thurnin lavdi Gadafit. Edhe ky një lloj mizogeni që nuk tregon dot 12 vite një program të veçantë për mbështetjen e grave dhe vajzave në Shqipëri. Nuk tregon një program për mbështetjen e nënave kryefamiljare të cilat janë të shumta sot”, tha Berisha.
Përgjatë tre mandateve në pushtet të socialistëve, Berisha tha se gratë u përballën me kushte të vështira jetese.
“Gratë shqiptare u përballën këto 12 vite me një varfëri në rritje. Në qoftë se në vendet e tregut të lirë, në ligjet e tregut, varfëria shkon në pakësim, në diktatura dhe narkodiktatura, varfëria ecën gjithnjë në rritje. Dhe kjo ndodhi këto 12 vite në Shqipëri”, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës
Çfarë ndodhi? Rrogat mbetën të ulëta, përveç rrogave të larta. Rrogat e larta në Shqipëri janë më të larta se në Kroaci, se në Slloveni. Kurse rrogat e ulëta janë më të ulëtat në Europë. Në Shqipëri, diferenca mes rrogave të ulëta dhe atyre të larta është 120-15 herë. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Nuk ndodh as në SHBA, as në Gjermani sepse ka disa parime dhe kur vjen problemi, rrogat e ulëta janë më tepër tek gratë dhe vajzat. Kështu që pozita e tyre këto vite është përkeqësuar me shpejtësi.
Është përkeqësuar gjendja e tyre shpirtërore për faktin se ato kanë përcjellë jashtë, dhe vetëm për shkaqe ekonomike, qindra mijëra vajza, djem të tyre. Është përkeqësuar sepse ato nuk ushqejnë dot, siç tregon UNICEF, 21 përqind e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte, u japin gjithsej dy vakte fëmijëve të tyre.
Është e vërtetë se Edi Rama emëroi ministre me shumicë në kabinetin e tij dhe ju e dini, unë u ngrita në parlament dhe e përgëzova me sinqeritet.
Por çfarë mund të them unë pas 4 vitesh?
4 vite, në mënyrë absolute, nuk kanë shtruar një çështje të vetme në promovim, në favor, në mbrojtje të grave dhe vajzave në Shqipëri. asnjë.
Dhe qe një moment, kur qeveria franceze i dha qeverisë shqiptare një grant 60 milionë euro tërësisht kushtuar mbështetjes së grave. U ngrita dhe propozova që t’i shtojmë edhe ne, t’i bëjmë 100 milionë dhe ky është një shans për të ndihmuar vajzat dhe gratë.
Absolutisht jo. I trupëzuan në buxhet dhe nuk lanë asnjë qindarkë.
Dhe të gjithë ato zonja ishin aty dhe nuk folën.
U bë e famshme ajo që u thashë se ju silleni si badigardet e Gadafit, të cilat i thurnin lavdi Gadafit.
Edhe ky një lloj mizogeni që nuk tregon dot 12 vite një program të veçantë për mbështetjen e grave dhe vajzave në Shqipëri.
Nuk tregon një program për mbështetjen e nënave kryefamiljare të cilat janë të shumta sot.
KOHA JONË SONDAZH

