Berisha me strukturat në Durrës: Programi ynë do ta transformojë me shpejtësi shumë të madhe Shqipërinë
Teksa prezantoi programin e koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Sali Berisha premtoi zhvillimin ekonomik pas 11 majit. Gjatë takimit me strukturat e PD në Durrës, tha se programi i tyre do ta transformojë me shpejtësi shumë të madhe Shqipërinë.
“Problemi është që janë në një kaos, janë në një panik të tmerrshëm. A mund të imagjinoni ju kryeministër, si ka mundësi që ka qeverisur 13 vjet dhe nuk është i zoti të mbrojë një vepër të tij. Unë nuk them se janë zero se tuneli i Llogarasë është realitet dhe pllakat e shesheve janë realitet, por problemi është që kudo që t’i prekësh del një vjedhje”, tha Berisha.
Po ashtu Berisha tha se programi i PD-së do ta transformojë me shpejtësi shumë të madhe Shqipërinë.
”Buxheti në radhë të parë do të ndajë paketën e emergjencës, do të vendosim minimumin jetik 200 euro, do rrisim pensionet, nuk do të ketë pension nën 200 euro, do rrisim pensionet me 20%. Nuk do të ketë rrogë minimale nën 500 euro.
Rroga mesatare do të shkojë në 1200 euro dhe përveç kësaj, çdo pensionisti, çdo personi me rrogë të ulët do t’i japim kartën e konsumatorit me të cilën atij do t’i kompensohet, jo bonus siç thotë ky, por do t’i kthehet taksa e ushqimeve dhe gjërave bazë që ka blerë, e cila e llogaritur nga ekspertët shkon në 450 euro në vit”, shtoi Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

