Berisha mori vulën, Basha: Vendimi skandaloz, mbajti në fuqi vendimin e gjyqtarit të shkarkuar nga Vetting-u

Vendimin e gjykatës së Apelit që vulën dhe simbolet e PD-së ja kaluan Berishës, tashmë deputeti Lulzim Basha është skandaloz. ”SHBA është aty ku ka qenë për non-gratën. Vendim skandaloz pasi u la në fuqi vendimi i Zhukrit të famshëm i shkarkuar nga vettingu, e ankimojmë. Lojë mes kryeministrit dhe ish kryeministrit”,-tha Basha.

Nga ana tjetër, Basha tha se Edi Ramën e mban në lojë kjo tango për Sali Berishën. ”Gjykata ka folur, ne nuk kemi luftë për logo, karrige, vulë. Dikush tjetër ka këtë luftë, sepse nuk ka për ça të luftojë tjetër, për të mbrojtur familjen. Edi Ramën e mban në lojë kjo tango për Sali Berishën. Pse të mos më pyesësh për programin tonë. Sepse debatin publik Rama me ndihmën e Berishës do ta mbajë te kjo tango, vula logo. Nuk ka shpresë për të ardhmen e shqiptarëve. Debatin e logos e kemi refuzuar para 11 qershorit, e refuzojmë sot”,-tha Basha.

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në lidhje me akuzat e Berishës pas vendimit të gjykatës në Angli për të lënë në fuqi non-gratën e Berishës, Basha tha se as SHBA dhe as Mbretëria e Bashkuar nuk mund të influencohen.

”Nuk është zgjidhja për të ndihmuar vendin është aset për të mbajt Edi Ramën, e vetmja rrugë që ka është të hedhë një hap pas. Duhet tu ofrohet shqiptarëve një alternativë e plotë dhe jo non grata, nuk ka forcë që të na ndalojë për alternativën tonë”,-tha Basha.

SHKARKO APP