Berisha: Në 2023 morën 600 mijë vota, në 11 maj do të fitojmë më thellë

Sali Berisha thotë se PD do ti fitojë thellë zgjedhjet e 11 majit. Në një mbledhje me të zgjedhurit vendorë, kryetarët e Bashkive dhe këshilltarë bashkiak të PD-së, Berisha tha se kur PD arriti të marrë rreth 600 mijë vota në vitin 2023, kokë kur ishte pa vulë dhe pa komisionerë, kjo sipas tij tregon se këto zgjedhje do të fitohen nga opozita.

”Në zgjedhjet e 14 majit 2023 ne hymë në zgjedhje pa vulë, pa flamur, pa emrin e kryetarit në fletë votimi, pa asnjë qindarkë financim. Pa përfaqësues tanë në gjysmën e komisioneve të numërimit. Dhe ne si opozitë morëm 600 mijë vota, qindra mijëra këshilltarë.

Fituam dhe disa nga bashkitë e vendit. Zgjedhjet që ishin parashikuar të ishin eliminimi përfundimtar i opozitës si faktor elektoral, në fakt shqiptarët provuan të kundërtën. Në një kohë kur narkoqeveria përdori çdo lloj mekanizmi, përdori shteti elektoral kriminal dhe bandat e tij, përdori propagandën mashtruese, të gjitha këto, por mbi 600 mijë votues shqiptarë votuan kundër saj.

Sot forca politike, e cila në ato kushte, shto edhe izolimin më të thellë, më të pamerituar, ia doli të marrë 600 mijë vota nga shqiptarët, në këto zgjedhje do jetë forcë politike e një fitoreje të thellë. E një fitoreje të merituar. Nuk kishte asgjë më të pamundshme se në kushtet e një diskriminimi total, e një terrori të vërtetë banditesk. Në historinë elektorale të këtij vendi ajo do mbetet habia elektorale e PD dhe opozitës”,-tha Berisha.

SHKARKO APP