FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha në “arrest shtëpie”/ Deputetët i shkojnë poshtë banesës, Boçi: Mosbindja civile edhe më e fortë!

Anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike janë mbledhur paraditen e kësaj të diele poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në shenjë mbështetjeje ndaj tij. Nënkryetarët Luçiano Boçi e Oerd Bylykbashi mbajtën një deklaratë për mediat ku theksuan se mosbindja civile do të jetë edhe më e fortë në vitin që vjen.

“Pjesa e aksionit tonë nuk ndalet. Unë e di shumë mirë se me këto veprime mazhoranca dëshmon hallin e vet e të kapurit nën korrupsion. Nuk është halli ynë sot, megjithëse transmetohet si i tillë dhe të vërtetën e dinë shqiptarët dhe mediat.

Aksioni ynë do të vazhdojë dhe të mos mendojë kush se PD-ja do të stepet. Ne e kemi Kryetarin tonë, e kemi të qartë strategjinë e aksionit! Mosbindja civile do të jetë e fortë në vitin që na pret dhe do të dëshmohet edhe në sallën e parlamentit dhe sigurisht edhe nga demokratër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot është sulmuar jo thjesht Sali Berisha, jo thjesht PD-ja, por e gjithë shoqëria shqiptare në dimensionin e lirisë dhe të demokracisë. Janë vlera thelbësore që kanë pasoja në të gjithë jetën tonë dhe japin pasoja në braktisjen e  këtij vendi, në humbjen e vlerave që ka Shqipëria. Ne do të vazhdojmë betejën tonë dhe në selinë e imponuar të PD-së”, deklaroi Boçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?