FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha në arrest shtëpie, Luçiano Boçi: Rama tejkaloi edhe masat e Putin ndaj Navalnit

Ish-deputeti Luçiano Boçi deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se masat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha u vendosën pa asnjë provë dhe dokument.

Ai e konsideron si masë tipike për diktaturë teksa tha se Rama urdhëroi mercenarët e tij të caktojnë arrestin.

“Sot Edi Rama, bastardi direkt i xhelatëve Kristaq Rama dhe Spiro Koleka i shërbyer nga ish xhelati, oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës Arben Kraja, prokurorja Millonaj e denoncuar dhjetëra herë për lidhjet me krimin dhe dhunimin e të drejtave të njeriut, së bashku me gjykatësen Gjoka të shkarkuarsi e papërshtatshme nga detyra me 2 shkurt 1996, vendosen pa asnjë provë, fakt apo dokument por të bazuar fund e krye në falsitet masa kufizuese tipike për narkodiktaturat”, u shpreh Boçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rama tejkaloi edhe masat e Putin ndaj Navalnit”, tha midis të tjerash, duke shtuar se beteja e opozitës kundër diktaturës do të vazhdojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me këto masa që shpalli sot Edi Rama ndaj Sali Berishës, që tejkalojnë në rrafshin e komunikimit dhe ato që Putini ka vendosur ndaj Navalnit, ai dhe mercenarët e tij dëshmojnë se ata i ka kapur tmerri nga humbja e kontrollit mbi opozitën dhe motoja e saj: O sot, o kurrë, në betejë pa kthim përpërmbysjen e narkoregjimit të parë dhe të vetëm në Europë”, u shpreh ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?