Berisha në Fushë-Krujë: Rama i tmerruar nga 11 maji, qeverisja e tij ndër të këqijat të këtij kombi

Sali Berisha zhvilloi këtë të premte një takim elektoral në Fushë-Krujë, ku prezantoi kandidatët e koalicionit për qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 majit.

Ai tha se kryeministri Edi Rama nuk ka guxim të dalë para qytetarëve për të folur mbi qeverisjen e tij 12-vjeçare, pasi sipas kryedemokratit, ai shënon një bilanc negativ.

”Drita e fitores po ndriçon sot zemrat, mendjet e mbarë shqiptarëve. Rrugët, sheshet, rrugicat e qyteteve dhe fshatrave po ngrihen masivisht. Vullneti juaj për një të ftore historike, epike, më 11 maj.

Swiss Digital Desktop Reklama

I tmerruar në panik, Edi Rama, i cili e ka nuhatur se e pret disfata ndër më të thellat, tre muaj nuk guxoi një minutë të vetme, në orë të vetme, një ditë të vetme, të japë llogari para jush për qeverisjen e tij 12-vjeçare, sepse u provua në 12 vite si e keqja ndër më të mëdhatë që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre kombëtare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?