Berisha në Gjermani, merr pjesë në Kongresin e CDU: Ogur i bardhë për fitoren e opozitës

Kreu i PD-së, Sali Berisha mori pjesë në Kongresin e 37-të të CDU në Berlin, një ngjarje që ai e cilëson si ”Kongresin e Fitores”. Po ashtu Berisha pati një takim me kreun e CDU Friedrich Merz, i cili garon për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë. Këtë pjesëmarrje Berisha e quan si një ogur të bardhë për fitoren e opozitës. ”Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU. Kongresin e Fitores. Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të fuqishëm të Europës, Friedrich Merz. 34 vite më parë, Kancelari Helmut Kohl do ishte Kryeministri i parë që do të takoja në Bon! Ogur i bardhë për fitoren e opozitës”,-shkruan Berisha në Facebook.

SHKARKO APP