FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Nesër dorëzoj provat të krimit elektoral në Kamëz

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nesër do të dorëzojë prova të krimit elektoral në Kamëz dhe në disa bashki të tjera.

Në një deklaratë të bërë jashtë Parlamentit Berisha tha:

“Jam këtu për t’i bërë thirrje KQZ-së që në emër të transparencës të dorëzojë çdo dokumentacion, që disponon për farsën e tmerrshme zgjedhore, në Kamzë dhe më pas në Bashkitë e tjera. Ne disponojmë dokumente të pakundërshtueshme se farsa në Bashkinë e Kamzës ka qenë kryekëput antikushtetuese, dhe në kundërshtim flagrant me parimet e kushtetueses. Ka një urdhër nga Rama që të mos dorëzohen dokumentet e kërkuara nga pala e interesuar. Por kjo është një porosi që duhet të hidhet poshtë me guxim nga KQZ. Do të dënohet çdo përpjekje për të penguar transparencën e plotë. Ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër veçse transparencës. Provat do t’i dorëzojmë të gjitha, duke filluar që nesër, ato që kemi do t’u dorëzohen mediave. Ata që e shndërruan në farsë do të marrin përgjigjen e merituar. Rivotim në të gjitha bashkitë ku është marrë mandati i opozitës. Për shkak të marrjes së mandatit të opozitës ne nuk njohim zgjedhjet. Opozita ka marrë 40 % të votave dhe falë këtij manipulimi këto 40 % prodhuan vetëm 5 % të pushtetit”. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?