Berisha: Nesër protestë epike, me rëndësi jetike për vendin

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me një përfaqësues të shoqërisë civile, për të folur rreth protestës së 7 korrikut.

 

Berisha tha se nesër protesta do të jetë epike, ndërsa sulmoi kryeministrin Edi Rama për krizën dhe gjendjen që ndodhet vendi.

Është një nderim dhe homazh për ata që nesër do mbushin bulevardin në një protestë epike do thoja unë, të një rëndësisë jetike për vendin, pasi siç del çdo orë dhe çdo ditë, Edi Rama dhe ekipi i tij abuzon me liritë, financat, qenien, dinjitetin e qytetarëve.

Temperaturat janë të larta, por më e lartë është urrejtja popullore për këtë dhunues të kauzave të lirive, gjithçka lidhet me liritë e qytetarëve.

Qytetarët janë njohur tashmë me mënyrën e paimagjinueshme të vjedhjes së parave të thesarit të shtetit duke shpallur biznesmenë njerëz të moshuar në azile, njerëz të cilëve u kanë vjedhur kartat e ID, që s’kanë asnjë lidhje, por kanë vetëm një fat… mafia qeveritare e djegësave ka vendosur t’i përdorë ata të vjedhë 60 mln euro, ndërkohë që qytetarëve që përballen me rritje të çmimeve nuk u kompensohet një qindarkë e vetme“, tha Berisha.

SHKARKO APP