Berisha ngjitet në male, Meta rri afër detit! (foto)

Sali Berisha po tregon se mbetet në formë të mirë fizike. Sot ka postuar foto nga malet e larta të Veriut, ku ka shkuar për fundjavë.

Ndërkohë ish-Presidenti Meta, tashmë kryetar i Partisë së Lirisë, ka postuar nga bregdeti në Gjirin e Lalzit.

Të dy janë në opozitë dhe kanë premtuar për një vjeshtë me protesta të pandalshme kundër Kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit po shijon bregdetin e Vlorës e akoma nuk ka postuar foto si Berisha dhe Meta.

Burime të rezervuara tregojnë se Edi Rama buzë detit po skicon ligjin e përjashtimin të nongratave dhe atyre që akuzohen për dosje të kohës së qoftëlargut.

Berisha po lufton në gjykatën e Parisit kundër sekretarit amerikan të Shtetit, Blinken, kurse Meta mezi po pret shtatorin për të rrethuar kryeministrinë.

Në foto: Sali Berisha, datë 7 gusht 2022

Në foto: Ilir Meta, datë 7 gusht 2022

SHKARKO APP