FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Një ambasador foli kundër Bashës, por u dëgjua…

Ish-kryeministri Berisha tha sot në “Tonight” të Ilva Tares se ka ambasadorë të huaj që bërtasin nëpër korridore se Basha s’do të bëhet kurrë kryeministër.

Tare: Pse dje nuk u arrit një marrëveshje?

Berisha: Besoj se je e informuar që ka dy deklarata. Ka një deklaratë të mbrëmshme në emër të tyre, ka një deklaratë të sotme nga vetë ai, pa emër, edhe anglisht e përkthyer. Në deklaratën që bëri, tani unë do të marr të tij sepse ky ishte negociatori kryesor i emëruar nga Parlamenti Europian, i emëruar nga kancelaria gjermane. Ky në deklaratën e tij të sotme, thotë të vërtetën sepse u bë një progres, por në pikat kryesore palët nuk ranë dakort, pra ndryshon kjo deklaratë thelbësisht nga deklarata që bëri delegacioni mbrëmë në emër të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tare: Ku është dallimi?

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha: Dallimi është shumë i madh sepse deklarata e mbrëmshme thotë që qeveria i pranoi dhe me gatishmërinë e madhe për të akuzuar opozitën dhe Lulzim Bashën për të cilin bërtitën nëpër korridore se nuk do të bëhet kurrë kryeministër, një marrëzi primitive e të huajve.

Tare: Kush e bëri këtë?

Berisha: Ka ndonjë të huaj, ndonjë ambasador të huaj që e bën këtë, gjë e turpshme por harron që aty ka shumë veshë që e dëgjojnë me neveri një gjë të tillë.

Tare: Në korridore aty te ABA?

Berisha: Korridoret janë të shumta, jo vetëm aty te ABA por edhe në korridore të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?