Berisha: Nuk duhet të kemi iluzione, Rama nuk dorëhiqet. Duhet ta shporrim ne!

Në fjalën e tij në ditën e 56-të të çadrës, ish lideri i PD-së Sali Berisha u tha protestuesve se nuk duhet të kenë iluzione, pasi Edi Rama nuk do të japë dorëheqjen.

Por zgjidhja sipas Berishës, është që atë ta shporri çadra e lirisë.

Nga ana tjetër, Berisha ka folur për herë të parë në lidhje me lajmin se përfaqësuesit e BE-së i kanë kërkuar partive të opozitës që të hyjnë në zgjedhje pa PD-në, një ngjarje që ish kryeministri e ka cilësuar si mjaft të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për këtë çadër jemi të gatshëm, derisa qëllimi i saj të bëhet realitet. Ndaj ne kemi detyrim, për të bindur dhe miqtë tanë, se beteja jonë është për votën e lirë. Jemi të bindur se ne do të realizojmë qëllimin tonë. ER vërteta mund të trysnohet, mund të pluhuroset, mund të ndrydhet, mund të maskohet, por ajo nuk vdes kurrë. E vërteta jonë do të triumfojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne qëndrojmë në drejtën tonë, ka presione, ka shantazhe të ndryshme, por prap, e vërteta dhe misioni ynë na detyron të qëndrojmë të palëkundur. Këtu para disa ditësh erdhi një misionar, një i huaj. Ta kishte dërguar komiteti i Josif Stalinit, ndryshe nuk do të fliste. çfarë u tha drejtori që erdhi nga Brukseli aleatëve të opozitës? Lëreni tani dhe futuni në zgjedhje të kalben e të shkatërrohen Lulzim Basha e Sali Berisha. Dy gjëra dua ti them drejtorit të tij. I sigurt jam se nuk more porosi nga Komisioni i BE-së sepse ky është isntitucion që ndërtohet mbi lera dhe ligje demokratike. Por ti erdhe këtu ose si anëtar i klubit 4700 euro metri katrot, ose erdhe si anëtar i klubit të kanabisit të edi ramës.

Por misionit tënd të turpshëm, je treguar shumë i pamend, sepse ata burra që takove, përfaqësues të partive aleate, i kanë këtu anëtarët prej 56 ditësh. Dhe dëgjo tani, se edhe emrin nuk ta di… nëse ata nuk do të kishin ardhur me vullnetin e tyre të lirë, Edi Rama do tu kishte dhënë atyre cdo shpërblim.

Thirrja ime për KE-në, largoni nga komisioni këtë njeri. Ky është një akt i shëmtuar dhe i turpshëm.

Nuk duhet të kemi asnjë ilizion, Edi Rama jeop dorëheqjen, cka do të thotë se ne do ta qërojmë, do ta shporrim.”-tha Berisha

Duke ju referuar një shprehje që Rama e ka përdorur disa herë për të përshkruar çadrën e opozitës (Tokë e Xanun), Sali Berisha tha se Rama vijon ti fryjë dasive very jug, duke shtuar se veriorët janë shumë herë më të mirë se si.

“Edi Maska, do ti thoshte gazetarit pak ditë më parë se për të cadra ishte vetëm një tokë e xanun. Së pari me shprehjen tënde prej ordineri ti mendove se mund të fyesh ata që përdorin foljen nxanun, por ti harron se ata janë shumicë në Shqipëri. Ky është një akt përcarës I turpshëm. Unë të garantoj ty se ata, janë 10 herë, 100 herë me njeri, më njerëz sesa ti. Ata I thonë Shqipëri Shqipëri dhe e duan këtë vend qindar mijëra herë më shumë se ti. Ata I thonë familjes familje dhe nuk ndajnë kurrë konceptin që ti ke për familjen. Jan ata që ty të bëjnë të duket Lana vaskë floriri.”-tha Berisha.

Berisha ka patur edhe një paralajmërim për kryeministrin Rama.

“Ti Edi Rama je verbuar, në cdo cm të kësaj çadre shkruhet “guxo po deshe”, ne këtu jemi! Por ti nuk guxon dot, ti sillesh si skuth! I tmerruar nga çadra të ka humbur mendja! Edhe një herë, Guxo po Deshe!”-tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?