Berisha: Nuk e lëshojmë atë parlament, kemi nevojë për betejë

Nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, Sali Berisha ka komentuar tensionet në seancën e Kuvendit. Kreu i PD tha se janë të vendosur për të mos e lëshuar Kuvendin, ndërsa e cilësoi si të përgjegjshëm qëndrimin e deputetëve të PD në seancën e Kuvendit.

“Zotohem para qytetarëve shqiptarë se PD nuk e lëshon atë parlament. Do ta mbajë atë si një tempull. S’mund ti barazoj të gjithë deputetët me një grusht kriminelësh.

Edi Rama, Balla e Gjiknurin, por përderisa nënshtrohen edhe kur kryetari i tyre fshihet prej tyre , para shqiptarëve edhe për aktin mafioz dhe kriminal për Portin e Durrësit. Këto janë dëshmi se Parlamenti dhe Shqipëria kanë nevojë që këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës. Edi Rama sot politikisht është një kalbësirë”, deklaroi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?