FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha nuk u pa në protestë, por ja çfarë thotë për bllokimin e rrugëve nga PD-ja

 Ish-kryeministri Sali Berisha nuk u shfaq në protestën e opozitës duke ia lënë stafetën për drejtimin e saj plotësisht kreut të PD-së Lulzim Basha por ai ka folur pas mbylljes së saj. Në një status në “Facebook”, Berisha publikon foto dhe video nga protesta për të cilën thotë se ishte sukses i shkëlqyer. Sipas tij, ‘revolucioni demokratik paralizoi për votën e lirë narkorepublikën e Noriegës në Ballkan’.

“Sukses i shkëlqyer! Revolucioni demokratik paralizon plotësisht për 1 ore për votën e lire Narkorepublikën e Noriegës në Ballkan! Revolucioni drejt fitores!”, shkruan Berisha.

Për 60 minuta mbështetësit e opozitës bllokuan rrugët e Shqipërisë në 5 pika kyçe nga veriu në jug të vendit. Protesta nuk shënoi asnjë incident.

Swiss Digital Desktop Reklama

protesta Beri

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?