Berisha: Olsi dhe Besniku i Partisë e morën edhe ARMO-n
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar faktin se janë kërcënuar disa miliarderë të huaj të cilët donin të merrnin ARMO-n vetëm e vetëm që këtë kompani shtetërore ta marrë Besnik Sula dhe vetë Edi Rama.
Berisha shkruan se ata që e kanë marrë kompaninë Armo janë njerëzit e Edi Ramës dhe konkretisht, vëllai i tij Olsi së bashku me biznesmenin Besnik Sula.
Ja çfarë shkruan në Facebook, ish-kryeministri Berisha:
Olsi me Besnikun e partisë marrin ARMO-n!
Të dashur miq, ashtu siç kishim njoftuar në mënyrë të përsëritur, se Besniku i partisë mori, se bashku me Ramën, ARMO-n. Supermafiozi Besnik Sula kërcënoi me jetë miliarderë të huaj që donin të merrnin ARMO-n.
Këta investitorë serioz denoncuan tek Rama mafiozin qe i kërcënoi ata me jetë dhe i largoi nga përpjekjet e tyre të ndershme për të investuar dhe fuqizuar sipërmarrjen. Ai arriti më në fund ta marre atë së bashku vetë Edvin Shullazin, në një kohë që ai vet është ndër borxhlinjtë e mëdhenj të bankave shqiptare.
Për dijeni, Besniku i partisë ka rreth tre muaj që e ka marre ARMO-n, por nuk u ka paguar rrogat punonjësve, po pret për këtë arat e kanabisit, ndaj dhe njoftoi vetëm sot se, faktikisht, në mënyrë kriminale, ka marrë me Ramat ndërmarrjen e rafinimit të naftës në Shqipëri!
KOHA JONË SONDAZH

