Berisha: Opozita gaboi se nuk qëndroi ditë-natë në Bulevard deri në ikjen e Ramës

Sali Berisha i ftuar në “Opinion” te Blendi Fevziu kritikoi edhe opozitën. Ai tha ndër të tjera se “Nuk po them që opozita i realizoi qëllimet e veta, por një gjë mund ta them. Opozita realizoi damkosjen shqiptare dhe ndërkombëtare. Ndryshe opozita futej në një rreth të kuq që nuk dilte kurrë. Kjo nuk ndodhi. Kjo jo sepse u pëlqye veprimi i opozitës, por sepse opozita u përball me një njeri që nuk njihte asnjë normë dhe asnjë standard.

Po ta vini re dialogu me ndërkombëtarët vijon normalisht sikur nuk ka ndodhur gjë. Opozita nuk e realizoi dot rrëzimin e Edi Ramës dhe zgjedhjet e reja. Ky është realiteti. Opozita nuk kishte qëllim vetëvrasjen. Qëllimi i opozitës ishte rrëzimi i Ramës, por opozita nuk arriti të trajtojë revoltën e madhe popullore që ekzistonte me mosbindjen civile që t’i jepte shkelmin Edi Ramës përfundimisht.

Arsyeja? Asnjë faktor ndërkombëtar nuk merrte përsipër të mbronte Ramën nëse opozita gjente rrugën e duhur të mosbindjes civile. Unë mendoj se opozita duhej të stacionohej në bulevardin kryesor pa ndërprerje” – theksoi ish-kryeministri.

Në të vertetë qindra mijërat e njerëzve ishin gati për ta detyruar kryeministrin të ikte, por PD nuk vendosi përballjen frontale, siç deklaroi se do të vepronte me 30 qershor ditën e votimeve monopartiake.

SHKARKO APP