Berisha paraqitet në SPAK
Kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje” për aferën Partizani.
Po sot, pritet të zhvillohet edhe seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të kësaj dosjeje pas zvarritjeve të shumta.
Berisha sulmoi Altin Dumanin duke i thënë se është shërbëtor i Edi Ramës.
“Fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Ramës e keni parë, por dua të informoj se lashë këtë shënim në zyrat e SPAK-it të partisë. Amnistia elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i Altin Dumanit, i shërbëtorit të Ramës, i cili ndaj dhe kërkon të shndërrojë kushtetutën në Duman-kushtetutë”, tha Berisha në dalje nga Prokuroria e Posaçme.
KOHA JONË SONDAZH

