Berisha për arrestimin e Fredi Belerit: Hakmarrje e verbër politike!

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi arrestimin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, si një hakmarrje politike.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se kryeministri Rama është shtytësi i akteve të tilla.

“Komenti im është një veprim i verbër, politik, një hakmarrje e verbër politike e Ramës ndaj një kandidati të opozitës me manipulime, me angazhimin të një manipulatori dhe ish-bashkëpunëtori të bandave që sot drejton policinë e Vlorës, Ermal Muça.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë bashkëpunëtor me bandat, dënoj aktin dhunën, ndaj përfaqësuesit të opozitës. Dënoj çdo akt shitblerje vote kudo që ka ndodhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por duhet të informoj qytetarët shqiptarë se janë pasionet mafioze, qëllimet mafioze të Ramës, ndaj trojeve dhe tokave të Himarës, shtytësi i vërtetë i këtyre akteve që ndodhin në Himarë”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?