Berisha për Ramën: E ka shndërruar Tiranën në megafon kryesor të luftës së ftohtë kundër Prishtinës me urdhër të Beogradit

Një pjesë të ”Foltores” së tij me demokratët e Peshkopisë, ish-kryeministri Sali Berisha e rezervoi për të përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për lidhje me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve. Për të Rama është armik i betuar i qenies sonë kombëtare dhe se e ka shndërruar Tiranën në megafon kryesor të luftës së ftohtë kundër Prishtinës me urdhër të Beogradit.

“Rama u lidh në mënyrë prej vasali me Vuçiç dhe në vend të nismave europiane, nismës së Berlinit, ndërmori nismat e Serbisë së madhe dhe Vuçiç. U angazhua në projektin e ndarjes së Kosovës, në kundërshtim me interesat kombëtare kundër shqiptarëve.

Armik i betuar i qenies sonë kombëtare ka shndërruar Tiranën në megafon kryesor të luftës së ftohtë kundër Prishtinës dhe këto të gjitha me urdhër të Beogradit. Nuk jemi kundër fqinjëve por nuk jemi kurrë që Shqipëria të bëhet vasal i Vuçiç.

Vuçiç është po aq kriminel sa Millosheviçi. Një njeri që nuk njeh gjenocidin e serbëve një njeri që mohon maskarën e Raçakut dhe të tjera dhe së bashku me të këtë iso mban edhe Rama. Refuzon rezolutën për gjenocidin.

Ne duhet të insistojmë që Beogradi të njohë gjenocidin se ai është i gatshëm të kryesë sërish gjenocide nëse nuk merr përsipër përgjegjësinë për ato që ka kryer” .

SHKARKO APP