Berisha për urimin e Ramës: Shkarravina me yll në ballë, një pushkatim i dytë për dëshmorët
Nga foltorja e Kuvendit deputeti demokrat Sali Berisha ironizoi edhe kartolinën virtuale të kryeministrit Edi Rama për festat e 28-29 Nëntorit.
“Së fundi, do t’i them Kryeministrit, se me një shkarravinë që ke shpërndarë duke vendosur yllin partizan në ballë, i ke pushkatuar për herë të dytë ata që me të vërtetë ranë në luftë për fashizmin, por idealin e tyre e ekzekutoi Enver Hoxha.
Ti, që e ke quajtur gjakun e tyre të rremë në faqen 7 të refleksionete të tua, “gjak i rremë në themel të kolltuqeve” – dije se ai është gjak i shenjtë, se atij që bie për atdhe i shenjtërohet gjaku – po yllin e kuq atyre ua dh Enver Hoxha, kryekrimineli i të gjitha kohërave.
Tani na del dhe në emër të babait tënd, skulptorit kriminel Kristaq Rama dhe kryexhelatit Enver Hoxha dhe gjete këto ditë t’ua kthesh yllin në ballë. Por, ata shkuan në përjetësi, ndërsa ti – në koshin e plehrave të historisë!”- tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

