Berisha: Policia po manipulon ngjarjen, qytetari denoncon krimin nga Prenga

Ish –kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij denoncimin e  një qytetari, mbi ngjarjen më të fundit në Laç ku mbetën disa të plagosur dhe ku më pas u ndalua deputeti i PS-së, Armando Prenga.    

Qytetari dixhital denoncon, thekson Berisha, dhe më tej citon:

“Krimin që po ndodhe në këto çaste në Drejtorinë e “çunave të krimit” në Tirane. Aty po instruktohet nga të dërguarit e Ramës deputeti vrasës Armando Prenga, të deklarojë se ka vepruar në kushte vetëmbrojtje!”, – thekson Berisha.

Më tej ai citon denoncimin e një qytetari:    

“Z. Berisha, dua t’ju vë në dijeni se në ambjentet e drejtorisë së policisë Tiranë deputeti kriminel Prenga po udhëzohet nga oficerë të policisë dhe ata të prokurorisë që të deklaroje se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes për t’i shpëtuar dhe një herë drejtësisë,” – shkruan Berisha pas denoncimit, sipas tij, të një qytetari mbi ngjarjen. 

SHKARKO APP