Berisha prezanton kandidatët në Librazhd: Në 100 ditë nxjerrim shqiptarët nga varfëria e skajshme

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet sot në Librazhd ku po prezanton kandidatët e Aleancën për Shqipërinë Madhështore për zgjedhjet e 11 majit.

Shkojmë më 11 maj në zgjedhje të sigurt për një fitore të thellë ku qytetarët votojnë për veten e tyre, familjen e tyre dhe të ardhmen e të gjithë Shqipërisë. Zotohem para jush se me programin tonë do të rikthejmë paratë qytetarëve shqiptarë dhe çdo pensionisti në këtë rreth, në këtë qark dhe në Shqipëri. Në 100 ditët e para nuk do të ketë kurrë një pension nën 200 euro, do të vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh i cili përmirëson gjendjen e 560 mijë pensionistëve.
Në 100 ditë nxjerrim shqiptarët nga varfëria e skajshme. Nuk ka shqiptarë që do të ketë nën 6.3 euro në ditë”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?