FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha pyetet a do të ketë protesta për zgjedhje të parakohshme

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook u pyet nëse do të zhvillohen protesta për zgjedhje të parakohshme. Në përgjigje, Berisha tha se do të behet gjithçka për t’i shkurtuar jetën qeverisjes së Ramës.

Pyetje e komentuesit: Pas zgjedhjeve vendore po qe se ne fitojmë, shumicën absolute, a do të bëjmë protesta për zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Ke kapur një çështje kryesore, qeveria e Edi Ramës nuk ka legjitimitet. Legjitimiteti i saj ka humbur që në krijimin e saj. Kjo qeveri u ndërtua mbi sistemin e patronazhistëve, mbi makinerinë e vjedhjes së votës dhe mbi terrorin ndaj zgjedhësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë mund të them se qëllimi numër një i PD është rikthimi i të drejtës së shqiptarëve për të votuar si qytetarë të lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithçka do bëhet për ti shkurtuar jetën e qeverisjes Ramës dhe që qytetarët të votojnë të lirë. Edhe në këtë fushatë Rama po shkel cdo rregull, po dhunon cdo parim të zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Fatura në fund do ti shkojë atij dhe vetëm atij“, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?