Berisha: Qytetari dixhital denoncon Tahirin si përdorues droge!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish sot, pas një letre që ai thotë se ia ka nisur një “qytetar dixhital” , ministrin e brendshëm, Sajmir Tahiri. – “Ekzistojnë akuza të shumta të bëra në media dhe në parlament për Sajmir Shullazin si përdorues droge, madje edhe i intoksikuar në raste të veçanta nga mbidoza. Këtu më poshtë është një akuzë e freskët, të cilën mendoj se prokuroria mund ta hetojë për vërtetësinë e saj!” – shkruan Berisha, i cili më pas citon edhe qytetarin dixhital, siç e cilëson ai, atë që i ka nisur edhe këtë letër:
-“Përshëndetje, para 1 muaji më tha një burrë nga katundet e Durrësit. Kushërira e tij punon ne konvaleshenca e Ministrit të Brendshëm në Durrës si pastruese. Ka pastruar një ditë në mëngjes dhomën e Tahirit në konvaleshencë gjatë verës. Ishte tmerruar. Drogë, të vjella shoshe e me të dhj… u mbush dhoma. I kishin thënë pastro, e qepe se të ha dreqi po fole. Ta tregova këtë që ta dish. Kurse një ekip urgjence me doktorë të besueshëm kishte ardhur ta sjellë në vete Tahirin. Një nga mjekët kishte marrë paralajmërim që, pe ç’pe këtu, mos fol.”
Ish-kryeministri Berisha ka zgjedhur së fundmi denoncimet e qytetarëve për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë.
KOHA JONË SONDAZH

