Berisha: Rama është ngujuar në zyrë prej 2 muajsh. Unë i kam të gjitha vitet bio! Jam politikani më i pastër

”Shqipëria është e sëmurë, kjo sëmundje quhet Edi Rama”,-kështu u shpreh Sali Berisha në çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Po ashtu sipas demokratit, Rama ka dy muaj që është ngujuar në zyrë dhe flet me vete.

”I tmerruar nga e vërteta, i tmerruar nga transparenca, ka dy muaj që është ngujuar në zyrë dhe flet me vete. Ka dy muaj që ka frikë, por miq u përpoq me çdo mënyrë, me gjithçka, me arrestime, me korrupsion, me përçarje që Shqipëria të mos kishte opozitë. Ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë. Edi Rama vazhdon avazin e vjetër, vazhdon mashtrimet, por për 12 viteve shqiptarëve nuk iu tregon dot një vepër sepse vetëm ka vjedhur. Lufta e tij në Partinë Demokratike është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës.

Çfarëdo që të thotë, kjo parti e pluralizmit politik. Kjo është partia që ka përmbysur diktaturën komuniste. Kjo parti ka anëtarësuar Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO”, tha Berisha. Fjalimi u ndërpre disa herë nga duatrotikjet e demokratëve që të shumtë ishin mbledhur në sheshin “Nënë Tereza’ për të nisur rrugëtimin drejt fitores së zgjedhjeve më 11 maj. Nga ana tjetër, Berisha i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama për moshën e tij, duke i thënë se të gjitha vitet e ish-kryeministrit janë vite bio. Berisha gjithashtu tha se kryeministri Edi Rama me moshë ngjan njësoj si gjyshi i Gramoz Ruçit

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga fjalimi 

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dashur demokrate e demokratë, opozitarë dhe opozitare, qytetare dhe qytetarë të Tiranës, mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju burrave dhe grave fisnikë, njerëz të mrekullueshëm që e keni bërë sot këtë shesh më të bukurin e Shqipërisë, më të bukurin në Europë. Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta kandidatëve të Aleancës së Shqipërisë Madhështore, të rinjtë, të reja, burra dhe gra, krenaria jonë, krenari për kombin.

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta zotit Chris LaCivita, kryetari i Komitetit të Partisë Republikane, bashkëarkitektit të rikthimit më të madh, më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump.

Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime, por sonte jam më i emocionuar se asnjëherë kur ju shoh ju, njerëz të lirë, burra dhe gra fisnikë, që i keni dhënë sot këtij sheshi energjinë dhe entuziazmin e fitores sonë. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj. Është Shqipëria e dashurisë tuaj për të. E dashurisë për familjen. E atdhetarisë tuaj. E idealeve të lirisë. Miq, imagjinoni për një moment krahun tjetër me patronazhistë mëkatarë. Imagjinoni Edi Ramën që ka në krah Erion Veliajn, Çyrbjen, Ilir Beqajn, por ka në krah edhe McGonigalin. E shumë e presin. Edi Rama, sonte e kë të vështirë natën.

Miqtë e mi, kjo është një natë ndër më të veçantat sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, betejën e fitores, betejën e Shqipërisë Madhështore. Betejë në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri. Këto vite, e keqja e vuri para vendin tonë. Këto vite, 12 vite ishin për Shqipërinë vite të shkretimit të saj nga bijtë dhe bijat, ishin vitet e varfërimit të saj, ishin vite në të cilat regjimi i narkosve të Tiranës dhe mafia ndërkombëtare bëri gjithçka që të fshijë nga kujtesa e këtij kombi veprën tuaj të pavdekshme, Shqipërinë pluraliste. Bëri gjithçka të fshijë nga historia e këtij kombi arritjet madhore në fushën e lirisë.

Bëri gjithçka të fshijë nga arkivat e këtij kombi, kontributin e secilit prej jush për dinjitetin kombëtar dhe lirinë kombëtare. Bëri gjithçka që ju të mos kishit as emër, as flamur. Po ja ku jemi sot, me flamurin tonë më krenar se kurrë me ju. Ja ku jemi sot, të bashkuar si asnjëherë. Ja ku jemi sot, të ngritur si Feniksi nga hiri në zenit për të shkuar drejt fitores. Miqtë e mi, ne mblidhemi sonte me një vështrim të ri për Shqipërinë.

Me një betim solemn para saj për ta nxjerrë ata nga kthetrat e këtij regjimi. Për ta rikthyer atë, për të rikthyer tek ajo projektin e ëndrrave të të rinjve të saj, djemve dhe vajzave, ëndrrave më të bukura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?