Berisha: Rama në Nju Jork për të protestuar kundër Trump?

Që prej së mërkurës kur Donald Trump u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale, në Shqipëri analistë të PD, politikanë të kësaj partie diskutojnë deklaratën e Ramës kundër Trump, disa muaj më parë.

Por ish-kryeministri Sali Berisha shkon edhe më tutje me fantazinë e tij.

Ai thotë se Rama ka shkuar në Nju Jork për të protestuar kundër Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

“A mori pjese Rama ne protetestat anti Trump ne New York?! Te dashur miq, fotografja e Edvinit, Blerta Kambo, qe shoqeron Ramen i cili ndodhet New York per motive personale me parate e takspagueseve, poston ne fb e saj video nga protestat ne rruget e qytetit kunder presidentit te zgjedhur Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duket se vet ajo se bashku me Ramen kane marre pjese ne proteste pasi ne statusin e saj ne fb qe shoqeron videon, shprehet ne shumes çka le te kuptohet qe ajo ne proteste shoqeron per shkak te detyre bosin e saj. Ajo shprehet se: “ne”me kuriozitet nisem te ndjekim turmen…dhe me tej vazhdon: ne i lame ata (protestuesi) para Kulles se Trumpit. A e ka fjalen per Ramen apo vetem per Fugen apo per te dy kur thote “ne”, kete nuk e sqaron, sidoqofte ky status ne fb i Blertes se paku duket si nje pilule qetesuese per Ramen, i cili tani ka me vete edhe protestuesit, per te cilet mediat thone se paguhen nga Soros, nje kundershtar i eger i mirenjohur i republikaneve!”, shkruan Berisha.

berisha

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?