Berisha: Rama ngatërron vijat e kuqe me këpucët e kuqe!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e sotme për media të Kryeministrit Edi Rama. Berisha është ndalu në gjendjen emocionale të Ramës. Sipas tij, Rama fliste për çart dhe ngatërronte qëllimisht detajet e reformës.
Komenti i Berishës në Facebook:
“Rama ngaterron vijat e kuqe me kepucet e kuqe!
Te dashur miq, Rama doli i çatrafiluar, foli perçart apo ne llojin e vet “ç’me duhet mua se çfare them une per reformen”. Por nuk e tradhetonin vetem syte (syte pasqyre e shpirtit thoshte latini) por foli per vija te kuqe tek shihte ne kembet e veta jo vetem çorapet por edhe kepucet e kuqe!! Sb”
KOHA JONË SONDAZH

