Berisha: Rama nuk do ta votojë reformën
Ish-kryeministri Sali Berisha ia ka hedhur fajin kryeministrit Edi Rama për reformën në drejtësi. Ai thotë se e ka njoftuar “deputeti dixhital”, se Rama po lufton të sigurojë 71 vota, që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Statusi i Berishës:
“Deputeti dixhital njofton: Rama nuk do votoje reformen. Ai po lufton te siguroje 71 vota per mocion per te shpallur zgjedhjet e parakohshme ne 45 dite! sb “Mirembrema… Mos u genjeni Rama nuk voton neser Reformen. Te gjitha perpjekjet e Rames po behen per te siguruar mbi 71 vota… Nese kjo ndodh atehere neser ose pasneser mund te realizojne mocionin e besimit e ne vijim te shkojne per 45 dite ne zgjedhje te parakohshme. Dhe si shkak do te gjenin rrezimin eventual te reformes neser ose pasneser… per te cilen po perpiqen maksimalisht se bashku me aleatet e tyre prej te cileve thote se ka marre mirarimin e skemes se tij…naten e mire, me respekt”.
KOHA JONË SONDAZH

