FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Rama, përndjekje politike ndaj opozitës

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar hapin e radhës nga SPAK që kërkon një masë shtrënguese për të, si përndjekje politike nga ana e Ramës për opozitën.

Së pari, nuk kanë kërkuar heqjen e imunitetit, kanë kërkuar në mënyrën më të turpshme, përligjen e aktit të tyre antikushtetues. Ata morën një vendim në shkelje të Kushtetutës, të cilin unë nuk e zbatova jo për shkaqe të mia personale, por nuk e zbatova vetëm e vetëm për të mbrojtur pushtetin e parlamentit dhe vetë Kushtetutën, sepse ata u bënë pjesë e një puçi antikushtetues, duke marrë pushtetin e parlamentit për llogari të Edi Ramës.
Në vend që të kërkonin nga parlamenti, me një sens vetëqortimi, autorizimin për korrigjimin e gabimit që bënë, përkundrazi ata kërkojnë nga parlamenti, rëndimin e masës për shkak se unë mbrojta Kushtetutën. Pra, dallimi është shumë i madh. Çfarë thotë ky dallim? Ky dallim, për të marrë një shprehje hua të një bashkëpunëtori, është përpjekja për të legalizuar ndërtimin pa leje, kurse në gjuhën e juristëve është përpjekja për të legjitimuar të paligjshmen, aktin e tyre antikushtetues.

Lidhur me Partinë e Lirisë, të gjitha këto janë përndjekje politike e opozitës nga Edi Rama. Çdo akt, se si mund t’i sekuestrohet pa një leje, t’i kontrollohet korrespondenca deputetit pa leje parlamenti, kjo është shkelje përsëri e Kushtetutës. Kanë të drejtë, jam krenar që këtë të drejtë ua kemi garantuar ne në vitin 2012, për të tjerat, për korrespondencën, për kontrollin e banesës, ata duhej t’i merrnin leje parlamentit. Por ata nuk i marrin. Siç nuk i morën leje parlamentit për heqjen e lirisë të udhëtimit jashtë shtetit, duke e quajtur këtë se nuk është liri, pavarësisht se Kushtetuta në një vend të veçantë shkruante se kjo liri nuk mund të hiqet. Ndaj dhe është proces i persekutimit politik të opozitës dhe opozita do qëndrojë.
Nuk ka asnjë ftohje me PL, përkundrazi siç e shihni jemi në sintoni me të dhe partitë e tjera të opozitës në kushtet e një diktature bande të vendosur nga Edi Rama dhe klani i tij”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?