FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Rama po bën përpjekje të tmerrshme për të penguar pluralizmin

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha, u shpreh se përpjekja e qeverisë për të penguar vendosjen e pluralizmit politik në vend, është e dështuar. Sipas tij qeveria është në përpëlitjet e fundit dhe se në 14 maj qytetarët do të votojnë për ndryshimin.

Sallat dhe sheshet ushtojnë nga entuziazmi i fitores së opozitës shqiptare në këto aktivitete paraelektorale. Një përpjekje e turpshme për të goditur, parandaluar rivendosjen e pluralizmit politik në vend po merr përgjigjen më të fuqishme nga qytetarët.

Rama është i pashpresë, shqiptarët presin me padurim 14 majin. Presin për të votuar si qytetarë të parë kandidatët e Primareve, dhe për të rivendosur pluralizmin politik dhe për të firmosur ndryshimin e madh i cili ka si synim kryesor mëkëmbjen ekonomike të shqiptarëve, të biznesit, të fermerëve, shpresën te mbarë shqiptarët se ky vend bëhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra ajo që shihni ju në ekranet televizive me gjithë përpjekjet e tmerrshme që bëjnë për të na censuruar, por nuk është një përpjekje kaq e suksesshme sepse mediat sërish i japin dhe mediat sociale janë pa censurë. Kjo është pranvera shpresëmadhe e shqiptarëve. Pushteti po dridhet, është në përpëlitjet e tij, pra shpresa vjen me opozitën. Ndaj edhe një herë mirënjohje atyre mijëra mbështetësve të opozitës që kanë krijuar frymë fitoreje që s’mbahet mend prej shumë vitesh”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?