Berisha: Rama po ndihmon sivëllaun Kokëdhima

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar letrën e deputetes Leskaj sa i përket kërkesës për ta çuar mandatin e saj në Kushtetuese.

Duke folur pas përfundimit të seancës plenare, ai sulmoi edhe kryeministrin Rama si njeri të lidhur me krimin dhe që po ndihmon sipas tij, përmes skenarëve Koço Kokëdhimën.

“Parlamenti ka hipur në lokomotivën Leskaj. Në këtë parlament çdo gjë i vendosin interesat e krimit me pushtet. Rama, si kreu i Meduzës dhe në ndihmë të sivëllaut Kokëdhima, krijon këtë situatë absurde në Kuvend ku de facto ai ka asgjesuar ligjin e konfliktit të interesit”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti demokrat e cilësoi Leskajn një kusare që po dorëzohet pas protestave të opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mandati i Leskajt është njësoj sikur një vrasës t’i thotë shtetit: Më dëno se vrava. Një kusar shtetëror shkon e i dorëzohet shtetit sepse opozita po proteston dhe u bë çështje europiane”, tha Berisha sa i përket letrës së Valentina Leskajt drejtuar Metës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?