Berisha, Ramës: Prano zgjidhjen politike, ndryshe të pret fataliteti
Nga çadra e protestës, ish- kryeministri Sali Berisha apeloi kryeministrin Rama të pranojë zgjidhjen politike ose në rë kundërt alternativë ka vetëm zgjidhjen fatale.
Berisha: Ne do të shembim ty, perandorinë e krimit të drogës. Çdo ditë që kalon, laku në fyt po të ngushtohet. Mashtrues ordiner, nastradin i vërtetë. Tre ditë më parë deklaronte se do bëj çfarë thotë PPE, dje i thoshte në takim Lulzim Bashës as nuk i njoh fare ato propozime. Edvin mos i rri larg zgjidhjes politike se alternativë do kesh vetëm zgjidhjen fatale. Zgjidhja politike është e vetmja zgjidhje mëshirë për ty kryekriminel që shndërrove Shqipërinë në narkorepublikë. Por edhe mëshira ka një kufi, po u tejkalua pastaj të pret fataliteti të cilin e meriton në çdo formë.
Berisha hoqi përsëri paralele mes Ramës dhe Noriegës së famshëm të Panamasë, kur tha se këtij të fundit ata që e mbështetën i treguan dhe vendin.
Berisha: Sot jemi prapë në një betejë jetike për vendin. Etërit e Edi Ramës mbajtën 47 vite pushtetin vetëm me krimin. Sot pasardhës i tyre, biri shpirtëror i Enver Hoxhës dhe i një krimineli biologjik ka vendosur të mbajë pushtetin me krim. Ai shndërroi Shqipërinë në narkorepublikën e dytë në botë pas Panamasë dhe vetë u dëshmua si Noriega i Europës.Edhe Noriega kishte mbështetës dhe mbështetëse siç ka Rama sot. Por ata që e mbështetën një ditë i dërguan marinsat dhe i treguan vendin. Rama përpiqet të mbijetojë politikisht me krimin dhe mbi krimin.
Para protestës së të dielës në Kavajë, Berisha lëshoi një apel për qytetarët.
Berisha: Data 7 maj është një ditë historike në demokracinë shqiptare. Pas 27 vitesh, Kavaja sërish bëhet kryeqyteti i demokracisë. Me 7 maj Kavaja firmos fitoren e saj, fitoren e mbarë shqiptarëve, hedh në kosh të plehrave, ja përplas në surrat farsën e drogës, krimit, Noriegës së shqiptarëve, Edvin Kristaq Ramës. Ju bëj thirrje qytetarëvve të Kavajës, në lartësinë e idealeve të tyre, ta shndërrojnë 7 majin me guximin, mençurinë , pastërtinë, trimërinë e tyre në ditën e ngadhënjimit , të revolucionit mbi farsën elektorale. Paqësisht dhe me dinjitet të refuzojnë këtë farsë me të cilën Rama ka vetëm një qëllim të konsolidjë narkorepublikën, narkopolicinë, narkogjykatat. Me 7 maj fitore.
KOHA JONË SONDAZH

