Kreu i PD-së sfidon SPAK-un: Të shqyrtojë çdo vendim timin nga viti 1991 deri më sot!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sfiduar hapur Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ku e ka ftuar që të shqyrtojë të gjitha vendimet e marra nga ai që nga 1991 deri më sot.

E ftoj SPAK-un e partisë që të shqyrtojë çdo vendim të Sali Berishës nga viti 1991 deri gjer më sot.
Ju garantoj se në çdo vendim ata do të gjejnë vetëm ligjin. Ata që pretendojnë se SPAK-ut po i bëhet presion nga të dyja anët, atyre nuk po i bëhet asnjë presion nga PD. Përkundrazi, PD ka kontribuar shumë me dokumente, fakte, dhe do i paraqesë publikisht. SPAK-u është shndërruar dhe është krijuar si një organizatë, tamam repart i PS-së“, tha Berisha.

SHKARKO APP