Berisha: Shefi i komisariatit të Mirditës kërcënoi me armë policët e aksionit antidrogë në Rrëshen

TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në rrjetin social ‘Facebook’, një mesazh që i ka ardhur nga qytetari dixhital, i cili denoncon shefin e komisaratit të Mirditës. Ne mesazhin e deputetit të djathtë thuhet se Ben Curri bëri gjithçka që të bllokonte me armë operacionin në magazinën ku u gjet mbi 2 ton drogë në Rrëshen.

Sipas denoncuesit, një punonjës policie, bëhet e ditur se ‘trafikanti Erzen Cera, i tërbuar nga suksesi i operacionit, me një gjuhë banditi njoftonte ndëshkimet për efektivët që ishin pjesë e aksionit.’

MESAZHI I BERISHËS
Oficeri dixhital i antidroges denoncon:
– Trafikantin Ben Curri, shef i komisariatit te Mirdites, i cili beri gjithcka te bllokonte qofte dhe me arme operacionin ne fabriken e droges ne Rreshen te Ndrece Dedes dhe Kastriot Reçit.
– Trafikantin Erzen Cera, qe i terbuar nga suksesi i operacionit, me nje gjuhe banditi njoftonte ndeshkimet per ata qe duhet te dekoroheshun per vepren e tyre. sb

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pershendetje z.Berisha, une qe po te shkruaj jam njeri nga oficeret e droges ne Lezhe te cilet kemi bere nderhyrjen ne magazinen e droges ne Rreshen pasi jemi konfliktuar me policin e Mirdites dhe kryesisht me shefin e kom. te Mirdites Ben Curri sa edhe na eshte kerkur te terhiqemi nga operacioni duke na kercenuar por ne nuk u terhoqem do perdoreshin armet! Sot jemi kerkuar ne mbledhje nga zv Drejtori i qarkut Erzen Cera dhe me nje gjuhe urrejtje jane komunikuar levizjet e shefave te seksijonit dhe te sektorit. Mesa duket kercenimet e Ben Currit po zbatohen nga Erzen Cera…….te pershendes z Berisha dhe do ju lutesha per privatesin.”
(ed.me/BalkanWeb)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?