Berisha sherr me Këlliçin? Kulluri: Simbolizojnë humbjet elektorale! Kryedemokrati i frikësuar për çështjen e tij me SPAK
Deklarata e Sali Berishës për Belind Këlliçin nga disa po përkthehet si një sherr mes tyre. Ish-deputeti dhe themeluesi i partisë “Djathtas 1912”, Edvin Kulluri thotë se krisje të tilla brenda një partie politike janë ndodhi që pasojnë humbjet elektorale të njëpasnjëshme të focës politike. Për të, Berisha dhe Këlliçi simbolizojnë më së miri humbjet elektorale në Partinë Demokratike, dhe se kryedemokrati është alergjik ndaj deklaratave pro SPAK, veçanërisht nga të vetët.
”Nuk ka asgjë parimore në atë debat se Berisha vetë vjen si humbës i 2013 dhe erdhi te humbja më 11 maj. Këlliçi humbi shumë thellë në Tiranë, pra të dy janë personazhe që simbolizojnë humbjet e PD-së në mënyrë perfekte. Këtu debate për SPAK-un ka lidhje me atë që Këlliçi ka në axhendën e tij politike të nisur që nga zgjedhjet lokale.
Duket që ia kishte fajin Veliaj për humbjen dhe nuk asnjë përgjegjësi ai vetë dhe PD-së që përfaqësonte. Berisha ka problemin që është në luftë të hapur me organet e drejtësisë, sidomos me SPAK-un dhe GJKKO-n dhe biles arrin deri aty që të rreshtohet deri kundër Olsian Çelës dhe Sokol Sadushit që deri dje i etiketonte si prokurorë dhe personazhe të regjimit të Edi Ramës. E gjitha sillet rreth fobisë që ka ai për çeshtjen që ka në gjykim”,-tha Kulluri.
Po ashtu Kulluri theksoi se tërheqja e veshit që iu bë Këlliçit konfirmon sërish që Partia Demokratike është e privatizuar nga Berisha dhe çdo anëtar i kësaj force politike duhet të zbatojë e ndjekë linjën e caktuar nga kryedemokrati, deri në autocensurë.
KOHA JONË SONDAZH

