Berisha: Shqipëria me Ramën drejt majave të krimit
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e qeverise, Edi Rama per rritjen e kriminalitetit në vend.
Postimi i plote i Sali Berishës në FB
"Shqiperia me Edi Ramen vrapon drejt majave me te larta te krimit ne rajon, Europe dhe ne bote!! Te dashur miq, peshku i qelbur nga koka po kundermon ere ne rajon, Europe dhe ne bote. Keshtu, mediat njoftojne se, sipas vleresimeve, anketave te "Numbeo", Shqiperia renditet ne vendin e pare ne Ballkan per treguesin e kriminalitetit. Ne mesin e vitit 2014, Shqiperia kishte treguesin e krimit me te larte ne Europe. Nderkohe qe ne vitin 2012, Shqiperia, sipas anketes se "Numbeo", renditej ne vendin e 4-te ne rajon pra kishte tregues krimi me te ulet se sa Greqia, Bosnje Hercegovina, Kroacia.
Kurse ne rang europian, Shqiperia ne vitin 2012 kishte tregues te krimit me te ulet se sa 23 vende europiane. Keto te dhena tregojne se Shqiperia me Edi Ramen vrapon drejt majave te krimit ne rajon, ne Europe dhe ne bote dhe se Edi Rama shkon ne samitin e Vjenes jo vetem si kreu i ekzekutivit shqiptar por dhe caput medusae e krimit te organizuar, i shoqeruar, ne raporte nderkombetare ne dosjen qe mbajne para bashkebiseduesit e tij, nga Kostandini i partise, Mark dhe Arben Frroku, Ervis Rroshi dhe Artur Bushi, Arben Ndoka dhe Sidrit Danaj, Orik Shyti dhe Emiljano Shullazi!"