Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:26 Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, mësimi vijon rregullisht në të gjitha fakultetet. Që në orët e para të mëngjesit, pedagogët kanë nisur zhvillimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Berisha: Shqipëria po shndërrohet në Republikën e Kanabisit!

Intervista E enjte, 22 Prill 2021 15:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistoi: Merita Haklaj (ABC NEWS)

Zoti Berisha ju në mënyrë intensive vitet e fundit keni denoncuar sipërfaqe të tëra të mbjella me kanabis në mbarë vendin duke akuzuar direkt për këtë ministrin e brendshëm por dhe funksionarë qëndror e lokal apo grupe të ndryshme sipas jush të lidhura me qeverinë që kultivojnë dhe trafikojnë kanabisin. A mund të na thoni diçka më konkrete se pse gjithë ky shqetësim dhe gjithë ky aktivizim për këtë çështje?

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 1 ore
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16

Sepse në bindjen time më të thellë kanabisi është sot kërcënimi më madhor për të ardhmen e shqiptarëve. Shqipëria po shndërrohet në Republikën e Kanabisit, shqiptarët në Shqipëri po shndërrohen në kombin kanabist. Unë kam bindjen më të thellë se kjo është rruga e kriminalizimit të gjerë, masiv të shoqërisë tonë. Por kjo është dhe rruga në mënyrë të pashmangshme, për ata që njohin dhe që kanë abc-në e historisë së këtij vendi, kjo është rruga e shkatërrimit të qënies kombëtare. është rruga e shkatërrimit sepse kjo mbjellje masive, dora dorës dhe pa vonesë do të çojë në përdorimin masiv të kësaj droge, e cila do të thotë rrënim i qënies individuale dhe kombëtare. Cfarë ndodhi këtë vit në Shqipëri? Këtë vit në Shqipëri, nën patronazhin direkt të Policisë së Shtetit, me miratimin e plotë të ministrit të brendshëm dhe të mbi ministrit, të Edvin Kristaq Ramës në Shqipëri janë mbjellë këtë vit parcela kanabisi më shumë se 25 vite të marra së bashku. Përmasat e kësaj mbjelljeje janë për njëriun e zakonshëm të paimagjinueshme. Nga Pogoni i Gjirokastrës deri në Alpet dhe Bjeshkët e Tropojës, në vende ku s’ta pret mëndja se mund të shkohet për të mbjellë, dhe që të gjitha pa përjashtim janë nën kujdesin e plotë të shefave të policisë, të drejtorëve të policisë, dhe kjo është një fatkeqësi.

Swiss Digital

Para katër ditësh botova një foto në breg të Vjosës, është e vërtetë që ajo ishte afër Kalivaçit, pas publikimit të saj shkatërruan vetëm 1/3 e bimëve.  Të njëjtën gjë bënë në Berat që i kishte drejtori i policisë, shkatërruan 2000 dhe lanë 9000 rrënjë të tjera pa prekur.

Thirrja ime është:

Së pari, autoritetet italiane, vend i cili është vendi i parë që e merr këtë sasi të madhe droge për të shkuar drejt perëndimit, të cilat bëjnë një filmim në përputhje me një marrëveshje që kanë me Republikën e Shqipërisë të territorit për kanabisin, të bëjnë filmimin më të plotë të çdo pjese të vendit dhe jo vetëm aty ku i çon Saje qorri sepse kjo do të thotë që ai fsheh plantacionet e tij dhe të klaneve të qeverisë.

Së dyti, i bëj thirrje qeverisë amerikane, e cila shpenzon çdo vit, në interesin më të mirë të amerikanëve por dhe kombeve të tjera, miliarda dollarë në luftën kundër drogës dhe trafikimit të saj, me urgjencë të madhe të angazhohet  në identifikimin me foto, filmimet që do bëhen por dhe duke përdorur mundësi të tjera satelitore që kanë, për të shpëtuar këtrë vend mik nga kthetrat e kanabisit.

Së treti, i bëj thirrje Bashkimit Europian të marrë në konsideratë me seriozitetin më të madh gjendjen katastrofale të mbjelljes së kanabisit në Shqipëri. I kërkoj Interpolit, Europolit të aktivizojë të gjithë mekanizmat, që një bashkëpunim i frutshëm ndërkombëtar të ndëshkojë në radhë të parë politikën kanabiste të Edi Ramës, të ndëshkojë politikën zyrtare dhe implikimin masiv të zyrtarëve shqiptarë në mbjelljen e kanabisit dhe të ndihmojë në parandalimin e kësaj situate.

Dua t’u them shqiptarëve por edhe miqve tanë, se droga dhe krimi aq sa janë kombëtare aq janë dhe ndërkombëtare ndaj dhe bashkëpunimi në luftën kundër kanabisit, kur kë të bësh me një qeveri kanabiste, është jetik dhe vendimtar. Kjo është thirrja ime dhe besoj dhe shpresoj se interesi më i mirë i komunitetit ndërkombëtar është të përqëndrohet fuqimisht në situatën katastrofale kanabiste që ekziston në Shqipëri.

PYETJE: Informacionet tuaja janë nga qytetari dixhital apo janë edhe të dhëna zyrtare?

BERISHA: Të dhëna zyrtare siç e shihni ju nuk jepen më. Ne vjet bëmë hartën e shtrirjes së mbjelljes së kanabisit dhe faktuam se Lazarat u bë gjithë Shqipëria. Tani për ti shpëtuar kësaj policia nuk flet më se si e kemi situaten por raporton vetëm se shkatërruam 200 bimë këtu e 2000 bimë aty sa për sy e faqe në një kohë kur vetëm në brigjet e liqenit të Vaut të Dejës janë të mbjella mbi 100 mijë rrënjë kanabis nga klani i drogës i Bardhok Pllanajt. Në të katër anët e vendit Shqipëria do të ketë këtë vit më gjigand e më të paimagjinueshëm të kësaj bime helmuese me të cilën do të shndërrohet në një eksportues helmi në Europë dhe në botë, duke kërcënuar rëndë reputacionin dhe sigurinë e saj.

PYETJE: Zoti Berisha meqë jemi në këtë intervistë është në interes të dimë nëse ka diçka të fundit edhe për reformën në drejtësi, pra ndonjë zhvillim përtej anës proceduriale?

BERSHA: E reja e fundit për reformën është se Edi Rama hoqi maskën. Pas një takimi me dy ambasadorët, përfaqësuesen e BE-së dhe ambasadorin e SHBA-së, për të mashtruar shqiptarët sikur ato që po thoshte ishin në ujdi me ta, doli dhe deklaroi sa vijon:

Së pari i përcaktoi kryetarit të opozitës vijën e kuqe. Kjo tha është vija e kuqe. Një kryeministër që i përcakton kryetarit të opozitës vijën e kuqe për një çështje që negociohet, dëshmon qartë mungesën totale të vullnetit për të zgjidhur problemin. Së dyti, Rama mashtroi shqiptarët se të gjithë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese janë të emëruar nga PD. Kjo është aq e vërtetë sa ç’është e vërtetë që Bamir Topi ishte një bashkëpunëtor i PD. Nuk ka shqiptar që nuk di qëndrimet haptazi armiqësore të Bamir Topit ndaj partisë që e bëri president, sepse e bleu me kokë dhe xhep Edi Rama. Cdo shiptar sot e di mirë se ishte Ina Rama. Ka vëtëm tre gjykatës në Gj. Kushtetuese të emëruar nga Nishani, njëri prej të cilëve për hir të së vërtetës është Fatmir Xhafa bis në drejtësi, që e ka emrin Besnik Ymeri. Ky është realiteti. Por ne, deri sa e solli presidenti e votuam dhe nuk komentojmë vendimet e tij pavarësisht se si voton. Kurse në Gj. e Lartë janë gjithsej dy ose tre gjykatës të emëruar nga presidenti Nishani dhe janë 15 të tjerë të emëruar nga Moisiu dhe Topi. Por nuk ka rëndësi kjo. Rëndësi ka fakti se Rama deklaroi se këta janë btë PD dhe ndaj e do vetingun për ti bërë të PS-së. Ai kështu e hoqi maskën. Dhe ai u tha shqiptarëve se këta i kanë të gjithë ndaj dua ti marr unë tani dhe vetingun nuk ja u lëshoj. Në këtë mënyrë ai tregoi shumë qartë se çfarë koncepti ka për reformën. Por ai është pengesa kryesore për reformën dhe ta dinë mirë shqiptarët që edhe atë që bën e bën fallco sepse e di që reforma do merret me Surrelin, me pallatin në pajë etj. Ai ka frikë nga reforma si djalli nga temjani!

ABC News

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete
AKTUALITET Tani

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
AKTUALITET Para 4 minutash

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!
SPORTI Para 9 minutash

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 mijë euro
BOTA Para 9 minutash

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 m...

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 11 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 11 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 31 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.