Berisha sqaron keqkuptimin e djeshëm

Ish kryeministri Sali Berisha ka sqaruar sot statusin e tij të djeshëm për kreun aktual të qeverisë, Edi Rama, të cilin e krahason me Noriegën e Panamasë.

Në fakt, shkrimi i cili bënte fjalë për votimin e Ilir Metës si presidenti më i ri në vend përfshinte akuza për Edi Ramën, ndërsa në media sipas Berishës ishin keqkuptuar për këtë të fundit.

Edhe një herë Berisha e ka konsideruar Ramën si Noriega, duke përfshirë këtu edhe rrethana të tjera që sipas tij e lidhin me figurën e doktorit të Panamsë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i Berishes

Fjala eshte per Noriegen e Shqiperise!

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa nga portalet, reagimin tim ne statusin me titull “Nje akt per thellimin e krizes”, ne te cilin nder te tjera thuhet: “Dje parlamenti i aleances se qelbesirave apo i Narko-Republikes votoi, me urdher te Norieges, Ilir Meten kryetarin e Parlamentit dhe kryetarin e LSI si president te ardhshem te vendit”. Me dashje apo pa dashje e kane interpretuar gabim.

Sipas tyre urdheri per votim ka ardhur vertet nga Noriega i Narko-Republikes se Panamase te 30 viteve me pare dhe jo nga Noriega e Narko-Republikes se Shqiperise.

Me kete rast i saqaroj lexuesit se ne statusin tim fjala eshte per Edvin Kristaq Ramen, Noriegen e Shqiperise dhe jo per Manuel Antonio Noriegen e vertet, ish diktatorin e Panamase.

Une e kam krahasuar Ramen me Noriegen sepse nen shembullin e tij apo njelloj si Manuel Antonio Noriega, qe perdori pushtetin per te ndertuar Narko-republiken e pare ne bote ne Panama, edhe Edvin Kristaq Rama perdori mandatin per te krijuar ne Shqiperi Narko-Republiken e dyte ne bote pas Panamase.

– Njelloj si Noriega ne Panama, qe kishte banken e tij private per larjen e parave te droges, narko-policine qe organizonte mbjelljet dhe tregun trafikimin e saj me trafikante te lidhur me te, edhe Edvin Kristaq Rama per te njejtin qellim krijoi ne Shqiperi banken e tij te drejtuar nga bashkeshortja, te regjistruar ne parajsat fiskale, narko-policine qe ne çdo fjalim e shpallte institucionin me te mire, me te suksesshem vetem e vetem se realizoi me sukses te plote kanabizimin total te Shqiperise.

– Noriega i Shqiperise, njelloj si ai i Panamase vendosi ne krye te policise skafo-ministrin dhe riktheu ne detyrat me te te larta te gjithe trafikantet e saj.

Ai edhe pasi largoi skafo-ministrin Tahiri si me te mirin qeverise, te cilin ja hoqen te tjeret me ultimatum, e zevendesoi po me njerin nga “tanet”, pra pra te narko-klubit, konkretisht me Agron drogen.

Se fundi, njelloj si ne Panamane e Norieges ku droga e korrur ruhej ne depot e narko-ushtrise, edhe ne Shqiperi droga e korrur ruhet ne tunelet, depot e narko-ushtrise dhe magazinat e rezervave shteterore.

Shqiperia nuk mund te krahasohet me Kolumbine, Afganistanin apo Meksiken sepse ne keto vende droga dhe trafiku i saj ka mbeshtetje nga qeveria dhe opozita.

Une kam qene ne Afganistan, aty qeveria dhe talebanet jane ne lufte per plantacionet e njeri tjetetrit. Kurse ne Shqiperi, njelloj si ne Panamane e Norieges droga eshte vetem e qeverise dhe rrethit me te afert te saj!

Per kete po rikujtoj lexuesit qindra e qindra denoncime publike te opozites ne keto kater vite per kanabizimin e vendit si dhe te lidhjeve direkte te Tahirit, qeveritarve te tjere, te Olsi Rames dhe vet Edi Rames me drogen, deklaratat e opozites kunder legalizimit te droges dhe qendrimet krejt te kunderta te Rames dhe qeverise se tij! sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?