Berisha takon ambasadorin të Izraelit, akohet për qeverinë

Sali Berisha njoftonte në profilin e tij në Facebook se priti në një takim ambasadorin e ri të të Izraelit në vendin tonë zotin Boaz Rodkin.

Berisha iu ankua ambasadorit “për numërin e madh të qytetarëve shqiptarë të cilët largohen nga Shqipëria për të kërkuar azil në Gjermani. Theksova se është shumë shqetësuese fakti që Shqipëria, vend anëtar në NATO, renditet në vend të dytë për numrin e azilkërkuesve, pas Sirisë e cila ndohet në luftë, ndërkohë që në vitet 2011-2012 pas liberalizimit të vizave, nga Shqipëria kishte vetëm 423 kërkesa për azil politik ndërsa vetëm këtë korrik te ketij viti këto kërkesa ishin 7200”.

Sipas ish-kryeministrit “Shkak për këtë është gjëndja e mjerueshme në të cilën kjo qeveri e ka zhytur vendin, pasiguria dhe korrupsioni qeveritar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha iu shpreh gjithashtu ambasadorit izraelit se “vendi ndodhet i bllokuar në proçesin e dekriminalizimit. Rama e ka mbushur parlamentin dhe administratën me kriminelë. Situata nuk është e sigurtë dhe modeli që kjo qeveri po jep është ai i kriminelëve deputetë në pushtet ndërkohë që u kërkon njerëzve të thjeshtë të zbatojnë ligjin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lideri historik i PD-së mori përsipër meritat për hapjen e ambasadës së Izraelit në Tiranë, kur tha se “Tre vjet më parë, qeveria e Izraelit vendosi hapjen e ambasadës e Izraelit në vendin tonë. Sot, ambasadori Rodkin emërohet në këtë detyrë për të çuar përpara marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Ndaj dhe unë i urova shumë suksese në detyrën e tij”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?