Berisha: Të anulohet formula e pranimit në Universitete

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kushtuar të gjithë hapësirën e  tij të diskutimit sot në foltoren e Kuvendit problematikës së maturantëve.

“Thirrje me urgjencë të ngrihet Komisioni për të anuluar praktikën ultra korruptive të ndjekur nga Edi Rama për pranimet universitare. Thirrje sektori privat, largoni tentakulat nga qeveria.  Ju qëndroni prapa saj se keni gjetur një të korruptuar si Edi Rama dhe kjo ndrikulla këtu”, tha ai.

Si një nga promovuesit dhe mbështetësit e arsimit privat, ish-kryeministri Berisha akuzoi Ramën se hoqi “moratoriumin” që vetë ky u kishte vënë gjatë qeverisjes së djathtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për herë të parë sot që nga ’90, gjimnazistë, maturantë, studentë rrethojnë institucionet shtetërore për shkak të qëndrimit armiqësor që këto institucione kanë zbatuar dhe zbatojnë ndaj të rinjve shqiptarë, ëndrrës së tyre për tu bërë intelektualë të këtij kombi, ëndrrës së tyre universitare, të drejtës së tyre për të pasur shanse të barabarta. Sot rrethohet Parlamenti. Pse rrethohet? Si njeriu që ka kundërshtuar më shumë se kushdo tjetër pseudoreformën tuaj arsimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prapë do u them shqiptarëve të vërtetën. Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm, mijëra gjimnazistë shqiptarë, përfshirë dhe atë që u shpall e dyta më e mirë në maturat e Shqipërisë kanë mbetur nga satra e xhelatëve të arsimit jashtë Universiteteve.Ju kujtohet sesi Edi Rama nga tribuna në tribunë sulmonte arsimin  privat që do ta mbyllë dhe do ta kyçë. Unë isha nxitësi i arsimit privat dhe prapë i qëndroj. Por cilit arsim? Atij arsimi që do merrte vetëm ata që nuk plotësonin asnjë kriter për shkollat publike. Studimet kanë faktuar se është më mirë ajo shkollë, sesa hiç shkollë.Ku ishte kundërshtia e institucioneve private me Sali Berishën? Kërkonin me çdo kusht që unë të rrisja pragun e pranimeve në Universitete, që nuk e pranova kurrë.Kërkonin të vija satrën jo tek 6, por tek 8 dhe 9. Edvini pikërisht këtë bëri. Nuk ka akt më të ulët dhe më çnjerëzor se ky”, shtoi ai.

Duke iu referuar ekeriencës së tij personale, ai tha se edhe në diktaturë mori të drejtën e studimit, ajo çfarë sot po u mohohet maturantëve.

“Unë vetë Sali Berisha, mbarova klasën e 7 dhe më doli bursa për në Bashkimin Sovjetik. Ma morën. U gëzova dhe u ç’gëzova, por ma morën. Por ama, diktaturë ishte por të drejtën time mbi bazën e notave e nxora. Diktaturë ishte por përsëri unë në Tiranë erdha dhe nxora të drejtën time, kurse sot këta vinë në Tiranë dhe nuk nxjerrin asgjë. Diktaturë ishte, ma morën bursën jashtë shtetit, por ama këtu zgjodha.Më dhanë atë që më takonte.Sot zgjedh vetëm ai që është i stër-FRESSH-it dhe super-FRESSH. Me 10 preferenca. Shkoni në fakultetin Juridik, janë përjashtuar ata që janë me mesatare 9.8, 9.7. Janë pranuar ata me 7.5″, nënvizoi më tej Berisha.

Një thirrje pati edhe për maturantët.

“Mos u mashtroni janë gjithsej dhe 300 vende për tu hapur, gënjejnë këta.Duan të mbulojnë krimin ndaj jush. Luftoni se nuk luftoni për veten, por për të ardhmen dhe ne do ju mbështesim ju fuqimisht. Anulimin me urgjencë të shpërndarjes së bërë, vendosjes së preferencës në vendin që meriton”, apeloi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?