Berisha: Të dhëna të reja për trafikun ajror qeveritar të drogës!

Ish-kryeministri Sali Berisha, denoncon trafikun e drogës dhe rastin më të fundit ku u vunë në pra nga 14 persona, duke e lidhur atë me ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri. 

“Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë më informojnë sa vijon,” – shprehet Berisha dhe shton:

“Pala italiane ka njoftuar Policinë shqiptare në prill të këtij viti për trafikun ajror të drogës në Vlorë, por ky informacion është injoruar totalisht nga Policia e Shtetit në qendër dhe në Vlorë”

“Pala italiane, e cila ka patur edhe raste dekonspirimi nga pala shqiptare, ka vazhduar e vetme ndjekjen e trafikut ajror të drogës nga Vlora në Itali.”

“Sipas informacionit të palës italiane, herën e fundit avioni është nisur nga Vlora rreth orës 7:20 të mëngjesit të datës 24 gusht 2015 dhe është kapur nga pala italiane në ora 8:30 të asaj dite, kurse pala shqiptare është njoftuar me 25 gusht 2015 rreth orës 20:00 të darkës.

“Lajmi krijoi panik të madh në kreun e policisë, pasi dihej se ajo ishte zona e mbrojtur e Sajmir Shullazit ndaj dhe informacioni u bë publik vetëm më 26 gusht 2015, pasi u morën të gjitha masat që të mos dukeshin gjurmët ministrore të aero-trafikut të drogës!”

Ishte reagimi i ish-kryeministrit Berisha, në profilin e tij Facebook, mbi ndalimin e avionit të drogës dhe arrestimin e 14 shtetasve shqiptarë, mes tyre edhe të një efektivi policie.   

SHKARKO APP